Dhuna në Serbi, Apeli lë në fuqi
Disiplinën,shpresat janë te KAS
PDF/Vendimi i plotë i Apelit të UEFA-s

Dhuna në Serbi, Apeli lë në fuqi<br />Disiplinën,shpresat janë te KAS<br />PDF/Vendimi i plotë i Apelit të UEFA-s
Komisioni i Apelit në Organin më të Lartë të Futbollit në Evropë, UEFA, ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen Serbi – Shqipëri në Beograd.

Mbetet kështu në fuqi vendimi i Disiplinës për humbjen në tavolinë të Shqipërisë me rezultatin 0-3 për braktisje të ndeshjes dhe gjobitjen me 100.000 Euro për dronin, ndërsa Serbisë i zbriti 3 pikë për hyrjen e tifozëve në fushë dhe e gjobiti edhe me 100.000 euro.

Tashmë shpresa e fundit e Shqipërisë për drejtësi është Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar në Lozanë, ku në ditët në vijim pas zbardhjes së vendimit të Apelit do të depozitohet edhe dosja në KAS.

Me 21 Dhjetor zbardhet vendimi i plotë dhe i argumentuar i Apelit, më pas Federata Shqiptare e Futbollit duhet t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, teksa do të shënojë edhe rastin e parë të gjykimit të një çëshjte të tillë në nivel kombëtaresh.




Vendimi i plotë i Komisionit të Apelit
 
  1. Rrëzohet ankesa e Federatës Shqiptare të Futbollit kundër vendimit të Disiplinës
  2. Rrëzohet kërkesa e Federatës Serbe për riluajtje të ndeshjes apo rishikim të dënimit
  3. Rrjedhimisht mbeten në fuqi vendimet e Komisionit të Disiplinës më 23 Tetor 2014
  4. Shpenzimet e çështjes, në total 15 mijë Euro, Shqipëria 7500 Euro, Serbia 7500 Euro
PDF - Zbardhet vendimi i Apelit


Deklarata e FSHF: Nuk ndryshon asgjë

Komisioni i Apelit i UEFA-s, i mbledhur sot në orën 09.00 në Nion të Zvicrës, në lidhje me apelimin vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, për ndeshjen Serbi- Shqipëri, të ndërprerë në minutën e 41, zhvilluar në Beograd më 14 tetor, vendosi, që të lerë në fuqi, gjithçka që ka vendosur Komisoni i mëparshëm.
 
Pra në lidhje me këtë ndeshje nuk ndryshon asgjë. Bashkëngjitur edhe vendimi i Komisionit të Apelit.




Ja çfarë apeloi Shqipëria në UEFA

Në vendimin prej 12 faqesh Komisioni i Disiplinës më 24 Tetor ndëshkoi Shqipërinë me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe 100 mijë Euro gjobë. Shqipëria sipas vendimit të argumentuar ka humbur ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 pasi refuzoi të vazhdojë ndeshjen, ndërkohë që shpjegohet se para këtij refuzimi shqiptarët kanë deklaruar më parë se janë të pamundur për të vazhduar ndeshjen.

Gjoba prej 100 mijë Eurosh është argumentuar me futjen e dronit me banerin në stadiumin Partizani të Beogradit, edhe pse kurrë nuk është vërtetuar se kjo ishte një vepër e palës shqiptare, apo një provokim  nga pala serbe për të sjellë më pas të gjitha trazirat.  Në vendimin e Disiplinës nuk flitet aspak për dështimin e palës serbe për organizmin e ndeshjes, dhunën që është ushtruar ndaj futbollistëve dhe delegacionit shqiptar dhe mbi të gjithë për thirrjet raciste.


Dhuna, Disiplina dhe padrejtësia

Në vendimin e Disiplinës kishte shumë hije dyshimi, pasi arbitri Atkinson ka deformuar fjalët e kapitenit Cana, ndërsa raporti i delegatit nuk është marrë parasysh. E ndërsa Cana deklaroi se nuk kemi mundësi të zbresin në fushë, Aktinson ka shkruar se Shqipëria refuzon të zbresë në fushë.

Delegati i ndeshjes, holandezi Harry Been, në asnjë moment nuk ka shkruar se shqiptarët kanë refuzuar të rifuten në fushë. “Gjendja në stadium ishte e vështirë, teksa është djegur flamuri i NATO-s” raportoi delegati. Edhe oficeri i sigurisë, Vincent Egbers raportoi se siguria në stadium ishte e dobët, policia dhe forcat e sigurisë u treguan shumë pasive duke lejuar futjen e tifozëve në fushë, të cilët më pas nuk u arrestuan për dhunuan ndaj futbollistëve të Shqipërisë.

Por këto nuk janë marrë parasysh nga Disiplina. Në fushë ishte edhe Ivan Bogdanov, një tjetër provë që Serbia duhet që të marrë ndëshkim maksimal, por deri tani sipas asaj që duket ka triumfuar përmes një lobi të fuqishëm.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!