Dhuna në Serbi, Mavraj: Maskaradë
ja përse nuk e godita tifozin se

Dhuna në Serbi, Mavraj: Maskaradë<br />ja përse nuk e godita tifozin se
Mërgim Mavraj e cilëson të pabesueshëm dhe maskaradë vendimin e Disiplinës në një intervistë për mediat gjermane, Spox.de. “Jam i habitur, i zhgënjyer, e pabesueshme. Nuk e kuptoj aspak akuzën. Nuk mund ta besoja. Askush me nivelin minimal të drejtësisë dhe njohurisë së situatës nuk mund ta vinte në dyshim atë që ndodhi në Beograd. Nëse pak orë pas vendimit nuk do kishte qenë ndeshja kundër Verder, do isha çmendur. Fokusimi tek ndeshja më ndihmoi ta hiqja mendjen.

Atmosfera nga tifozët serb ishte negative, e mbushur me urrejtje. Dëgjonim “Pritini, varini, vritini shqiptarët”. Kur Kevin - Prince Boateng gjatë një ndeshje të Milanit u ofendua në mënyrë raciste dhe u largua nga fusha, UEFA dënoi kundërshtarin,  ndërsa me Shqipërinë bëri të kundërtën”tha mbrojtësi. Në vazhdim mbrojtësi shpjegoi edhe dhunën e pësuar nga një tifoz. “Besimi im nuk më lejon të ushtroj dhunë, prandaj u përgatita që të mbroja veten, por pa goditur askënd. Goditjen e tij e ndalova në fillim me këmbë.

Pastaj ai ngriti krahun për të goditur, por e ndalova duke i vendosur dorën në fytyrë. Ai ishte aq i hutuar, sa thjesht e shtyva pak dhe ra në tokë”. Por si u sollën lojtarët serbë? “Ata që ishin në fushë u sollën denjësisht, por lojtarët e stolit jo, ata u bënë pjesë e atmosferës, dhe na sulmuan”. Mbrojtësi ka edhe një përgjigje për raportin e gjyqtarit të ndeshjes.

“Ne nuk braktisëm lojën. Pyetja nuk ishte nëse donim të vazhdonim të luanim, apo jo. Ne nuk ishim më në gjendje të luanim. Si mund të përqendrohet një lojtar tek futbolli, kur e ka hundën e thyer? Taulant Xhaka dhe Lorik Cana u goditën në fytyrë, kishin sy të nxirë. Ermir Lenjani ishte i gjakosur në qafë dhe Debatik Curri kishte një të çarë prapa veshit. Bekim Balaj ishte i hutuar pasi u godit me karrige në kokë. Ndërsa për dronin askush ende nuk e ka marrë autorësinë”përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë