Sipas tij, skenari i protestuesve ka qenë për të destabilizuar Maqedoninë me vrasjen e tij, ndërsa tregon edhe njëherë momentet e tmerrit.
”Më kujtohet kur turma u drejtua nga unë dhe unë eca vetë drejtë turmës. Më tutje nuk mbaj mend çka ka ndodhë.
Këtë mund ta shpjegoj me momentin ”dominanta” që njihet në mjekësi. Siç duket veproi ky fenomen fiziologjik që e ka çdo njeri dhe kam shkuar, kam ecë drejtë turmës dhe unë sot jam gjallë.
Unë e di se miqtë e mi nuk kanë pasur mundësi që atë ditë të futen në Parlament. Ka pasur plotë shqiptarë që atë ditë kanë qenë rretherrotull Parlamentit.
Nëse do të humbja jetën unë, të jeni të sigurt se sot në Maqedoni do të kishte luftë. Qëllimi ka qenë që unë të humb jetën dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme që partia që ishte në pushtet të realizojë qëllimet e veta politike” tha Sela.
dy.b/shqiptarja.com