Dhuna në Siri, Franca, Gjermania
dhe Anglia dëbojnë ambasadorët

Dhuna në Siri, Franca, Gjermania <br />dhe Anglia dëbojnë ambasadorët
PARIS- Presidenti i Francës, Francois Hollande, është shprehur se tani ka ardhur koha që ambasadori i Sirisë që ndodhet në Francë të largohet për shkak të dhunës së vazhdueshme që zhvillohet në Siri. Dhuna e qeverisë siriane ndaj civilëve në Siri është e papranueshme nga vendet perëndimore ndaj edhe po merren këto masa drastike ndaj përfaqësuesve të Sirisë në këto vend.

Hollande u shpreh për gazetarët se, ambasadori sirian do të largohet nga Franca ose sot ose nesër. Ai nuk ka bërë asnjë koment tjetër veç lajmit të largimit të ambasadorit sirian nga Franca. Ky vendim drastik erdhi si pasojë e masakrës së fundit që u shënua në Siri ku mbetën të vrarë rreth 100 persona ku 32 prej tyre ishin fëmijë. Në vijim të vendimit të qeverisë Franceze ka reaguar edhe Anglia dhe Gjermani që kanë larguar ambasadorin e Sirisë.

(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë