Dhuna në veri, NATO: Të
shqetësuar, KFOR bëri detyrën

Dhuna në veri, NATO: Të <br />shqetësuar, KFOR bëri detyrën
BRUKSEL- NATO-ja shpreh shqetësim për situatën në pjesën veriore të Kosovës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve në përmbajtje dhe bashkëpunim të plotë me faktorin ndërkombëtar me qëllim që të sigurohet liria e lëvizjes.

"Jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në pjesën veriore të Kosovës dhe i përcjellim me vëmendje", deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Oana Longesku.
Në deklaratë ftohen të gjitha palët të tregojnë përmbajtje dhe të vendosin bashkëpunim me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.


"Qëllimi i KFOR-it është që të kontribuojë për mirëmbajtje të mjedisit të siguruar dhe të sigurt, liri të lëvizjes dhe sigurisë së Kosovës, në pajtueshmëri me rezolutën 1244", deklaroi Longesku.

Longesku theksoi se KFOR-i detyrën e tillë e plotëson me kujdes në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. "NATO-ja plotësisht i mbështet komandantët e KFOR-it në plotësim të këtij mandati", theksoi ajo.

Komandanti i KFOR-it paraprakisht deklaroi se ushtarët, pasi që janë gjetur nën sulmin me plumba ndaj këtij "akti kriminel janë përgjigjur me mjete pa pasoja fatale", siç janë plumbat prej gome, gazi lotsjellës dhe topat me ujë.

Disa dhjetëra serb të Kosovës dhe 25 ushtarë të KFOR-it janë lënduar në përleshjet të cilat edhe dje shpërthyen në barrikadat në afërsi të fshatrave Jagnjenicë dhe Zubin Potok

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë