Dhuna ndaj arbitrit, Disiplina
'fundos' skuadrën e Këlcyrës

Dhuna ndaj arbitrit, Disiplina<br />'fundos' skuadrën e Këlcyrës<br /><br>
Federata Shqiptare e Futbollit merr masa drastike për dhunën ndaj arbitrit Alvi Paço në ndeshjen Përmeti-Këlcyra, e luajtur të dielën e kaluar në kuadër të Kategorisë së dytë. Komisioni i Disiplinës në FSHF ka përjashtuar Këlcyrën nga kampionati për pjesën e mbetur të sezonit, pasi futbollistë dhe staf drejtues dhunuan në mënyrë barbare arbitrin. Përmetit i jepet në tavolinë fitorja e ndeshjes 3 me 0. 

Trajneri i Këlcyrës, Robert Spahiu, për nxitje të dhunës ndaj arbitrit është përjashtuar me një vit nga futbolli. Fatal ka qenë vendimi i Komisionit të Disiplinës për karrierën e tre futbollistëve, pasi i ka përjashtuar ata përjetë. Entilion Kamberi, Renis Spahiu dhe Kamber Kamberaj janë përjashtuar përjetë nga çdo aktivitet futbollistik. Ndërsa futbollistët Fatjon Sakollari, Meleq Xhakollari, Fredi Kamberi dhe Kristi Koshi janë përjashtuar dy vjet nga futbolli.

Njoftimi i plotë i Komisionit të Disiplinës:
7. KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit futbollistik 2017/2018.

Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

8. Zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu , për kërcënim,nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mije) Lek. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

9. Lojtaret i KF “Këlcyra”, Entilion Kamberi, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

10. Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjiithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

11. Lojtari i KF “Këlcyra”, Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

12. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fatjon Sakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF “Këlcyra”, Meleq Xhakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fredi Kamberi për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Këlcyra”, Kristi Koshi, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti

Komisioni i Disiplinës ka marrë masa edhe për incidentet në ndeshjen e Kupës Vllaznia-Tirana, duke gjobitur shkodranët. Ndërsa drejtuesi i Vllaznisë, Eugen Zeka, është pezulluar 8 ndeshje dhe futbollistët Ardit Krymi dhe Erjon Hoxhallari me nga 2 ndeshje. Bylisi për mosparaqitje në ndeshjen ndaj Luftëtarit e ka humbur atë në tavolinë 3 me 0.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal