Plaga e dhunës ndaj femrës nuk arrin të mbyllet kurrë në vendin tonë. Vetëm gjatë ditës së sotme në rajonin e policisë së qytetit të Durrësit kanë mbërritur tre denoncime mbi abuzime nga ana e bashkëshortëve ndaj grave të tyre.

Një 28-vjeçare, banuese në Durrës, pretendon se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike e psikologjike nga bashkëshorti, 35 -vjeçari me iniciale S.B., banues ne Xhafzotaj Durrës.

Denoncimi i dytë ka ardhur nga një 44 vjeçare po nga Durrësi e cila pretendon se djali i bashkëshortit të saj, 24 vjeçari me iniciale S.C, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Denoncimi i tretë vjen nga një 31-vjeçareje nga i njëjti qytet e cila pretendon se bashkëshorti i saj me iniciale I.R., 39 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.