Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila, BE: Dënojmë sulmin, të bëhet hetim! Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt: Autorët të dalin para drejtësisë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila. Në reagimin e bërë, BE u bën thirrje autoriteteve që të hetojnë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët. BE thotë se sulmi ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohet.

“BE dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Elvis Hila dhe gruas së tij dhe bën thirrje për një hetim të plotë mbi këtë incident. Frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen. Liria e medias është një shtyllë kryesore e një shoqërie demokratike dhe duhet të ruhet”, thuhet në reagimin e BE-së.

Një reagim ka patur edhe nga rrjeti i ordinatës Gazetarët e Sigurt, të cilët kërkojnë që autorët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar për dhunën ndaj gazetarit.

Si ndodhi ngjarja?
Pas publikimit të lajmit në Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetari i Report Tv është telefonuar rreth orës 14:47 nga djali i Fran Amerit, i cili ka ofenduar dhe kërcënuar gazetarin Hila. Përsëri rreth orës 16:42, gazetari ka marrë një tjetër telefonatë, kësaj radhe nga Paulin Përgjini, i cili i ka kërkuar që të takohen përballë Bar Firence në afërsi të rrugës së spitalit të Lezhës.

Kur ka mbërritur në vendtakim, gazetari Hila shoqërohej nga bashkëshortja e tij Benereta Hila. Dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri kanë zbritur nga një mjet tip ‘Golf 6’ dhe i kanë kërkuar gazetarit që të zbresë nga makina. Ky i fundit nuk ka pranuar dhe është përballur me ofendime e kërcënime nga Përgjini dhe Ameri. Në një moment, bashkëshortja e gazetarit Hila ka zbritur nga makina për t’iu kërkuar dy personave të largoheshin. Ajo ka nxjerrë telefonin për të telefonuar policinë, por Ameri i ka rënë me dorë telefonit të saj, dhe kur Benereta Hila është ulur për ta marrë, Indrit Ameri e ka qëlluar me grusht në qafë.

Cili ishte lajmi për të cilin u dhunua gazetari Elvis Hila?
Gazetari i Report Tv Elvis Hila është dhunuar për shkak të detyrës dhe gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar për Fran Amerin. Ky i fundit u dënua me një vit burg pasi kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar. Ameri u gjet fajtor për veprën penale "Falsikim Dokumentesh".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv, drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias: Problem mungesa e solidaritetit mes kolegëve dhe heshtja e politikës

 

Drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali ka dënuar dhunën ndaj gazetarit të report Tv, Elvis Hila. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Cukali thotë se dhuna ndaj gazetarëve vjen nga dy faktorë. Sipas tij, problemi i parë vjen nga politika e cila nuk reagon fort kur ka raste të dhunimit ndaj gazetarëve, por heshtin. Ndërkohë, Cukali thotë se problemi i dytë vjen nga mungesa e solidaritetit mes gazetarëve.

"Problemi është shumë i rëndë. Tregon se kemi arritur në pikën se tregon se çfarë do lloj individi që nuk i pëlqen një lajm ngre dorën dhe godet se mendon se mund t’ia mbyllë gojën. Më pëlqen që ka reagim por do shkoja më thellë në rrënjët e këtij problemi. Rrënjët e këtij problemi janë dy. E para jo thjesht një mungesë e kahershme e reagimit të këtyre fenomeneve, jo vetëm një plogështi totale e politikës për të reaguar kur ndodhin këto gjëra.

Nëse dikush që është në atë Lezhën që duket afër. Por që është shumë larg në fakt, nga qendra  e tiranës. Janë vende që janë praktikisht të izoluara në mënyrën e komunimimit, mëntyën sesi e shohin botën, të vërtetën e lajmit. Kur ata shjohinnë tv politikanë q ënuk e ekursejën gjuhën duke goditur median ata kuptojnë s emedia qenka armiku dhe gazetarët nuk i mbron askush. Aq më tepër që ndodhin ngjatje dhe askush nuk i gjen autorët. Ai njeriu atje e kupton që një gazetar është i pambrojtur. Sepse kjo perceptohet që në gjuhën e kryeministrit, plogështinë e organeve. Kryeministri do të imponojë të vërteten e vet dhe jo të mediave. Në momentin që kryeministri ka strategji për të eliminuar të vërtetën, ai se kupton për dëmin që i shkaktohet atij të voglit në Lezhë. Dhe merr perceptim që ky është armiku, si do askush dhe i godasin.

E dyta është mungesa e solidaritetit trishtues mes kolegëve. Mungesa e solidaritetit është shumë e keqe sepse në një klimë të tillë do vijë radha e gjithsecilit. Nëse sot s’do mbrojmë gazetarin e Report Tv, nesë do i ndodhë gazetarit të dikujt tjetër dhe s’do dalë askush ti mbrojë. Report Tv s’do dalë t’i mbrojë se do thotë mua s’mi kanë mbrojtur gazetarët. Krijohet kjo lloj klime. Do doja që mes gazetarëve të kishte solidaritet pavarësisht se ku punojnë", tha Cukali. 

Ora 16:21
Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt dënon dhunën ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila: Autorët të dalin para drejtësisë

1674739216_aa.jpg

Rrejti i Gazetarëve të Sigurt ka dënuar dhunën ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hilës dhe bashkëshortes së tij. Ky rrejt i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët.

Reagimi i plotë

Reagimi i Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt dënojnë sot sulmin tronditës fizik ndaj gazetarit shqiptar Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij në Lezhë dhe u kërkojnë autoriteteve shtetërore ligjzbatuese të arrestojnë me shpejtësi autorët e dyshuar dhe të sigurojnë që të gjithë përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Sulmi i dhunshëm ndodhi rreth orës 16:40 të së mërkurës së 25 janarit, një ditë pasi Hila kishte raportuar për shqiptarja.com dhe Report TV për një çështje gjyqësore në Lezhë, ku një i pandehur ishte dënuar me një vit burg për falsifikim të një dokument gjyqësor.

Menjëherë pas publikimit, Hila tha se ka marrë një telefonatë nga një individ i lidhur me të pandehurin, i cili e ka fyer dhe kërcënuar për raportin. Një orë më vonë, një tjetër person e telefonoi Hilën dhe i kërkoi që ta takonte jashtë një lokali në qytet.

Kur gazetari mbërriti në makinë me gruan e tij, dy burra u afruan dhe këmbëngulën që ai të dilte nga automjeti për të shpjeguar mbi artikullin. Gjatë incidentit që pasoi, burrat dyshohet se kanë goditur me grushte dhe shkelma Hilën dhe e kanë goditur me grusht në qafë gruan e tij. Të dy kërkuan trajtim mjekësor pas sulmeve.

Duke folur për mediat pasi u lirua nga spitali, Hila identifikoi publikisht sulmuesit e tij të supozuar dhe tha se dhuna nuk do ta heshtë raportimin e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Lezhë kanë hapur një hetim penal dhe janë në kërkim të dy të dyshuarve meshkuj.

Organizatat tona mirëpresin veprimin e shpejtë të policisë dhe i bëjnë thirrje që tani të kryejnë një hetim të plotë për të konfirmuar motivin dhe për të arrestuar shpejt autorët e dyshuar. Të gjithë ata që janë përgjegjës për urdhërimin, orkestrimin dhe kryerjen e këtij sulmi të rëndë duhet të përballen me drejtësinë.

Ne mirëpresim gjithashtu dënimin e shpejtë të sulmit nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj, dhe theksojmë se denoncimi i zëshëm nga liderët politikë në rastet e dhunës ndaj shtypit duhet të jetë përgjigja standarde në të gjitha incidentet e tilla, tani dhe në të ardhmen.

Ky sulm është një tregues shqetësues i kërcënimeve të vazhdueshme me të cilat vazhdojnë të përballen gazetarët në Shqipëri që raportojnë mbi veprimet e grupeve të krimit të organizuar. Hila u sulmua thjesht për kryerjen e misionit të tij me interes publik për mbulimin e vendimit të një çështjeje gjyqësore.

Siç vunë në dukje shumë nga organizatat tona pas një misioni të fundit për lirinë e medias në Shqipëri, ndërsa sulmet e rënda fizike si kjo fatmirësisht mbeten të rralla, rastet e dhunës ndaj gazetarëve nënvizojnë rreziqet dhe klimën e mosbesimit me të cilin përballen gazetarët për shkak të punës së tyre.

Ndjekja e shpejtë e atyre që qëndrojnë pas këtij sulmi nga autoritetet gjyqësore është jetike për dekurajimin e akteve të mundshme të dhunës kundër medias në të ardhmen dhe për të garantuar drejtësi për viktimat. Duke ecur përpara, organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër këtë rast dhe shpresojnë të shohin zhvillime pozitive në ditët dhe javët në vijim.

Nënshkruar:

ARTICLE 19 Europe
European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)
European Federation of Journalists (EFJ)
Free Press Unlimited (FPU)
International Press Institute (IPI)
OBC Transeuropa (OBCT)
Safe Journalist Network

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së