Dhuna ndaj grave, 57 OJF
marrin fonde për t’i mbrojtu

Dhuna ndaj grave, 57 OJF<br />marrin fonde për t’i mbrojtu
TIRANE - Dhuna ndaj grave duket se është kthyer në një oaz projektesh edhe për Organizatat jofitimprurësë. Në Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale janë regjistruar plot 57 të tilla, që ofrojnë shërbime nga më të ndryshme për gratë, duke filluar që nga këshillimi, adresimi i problemit e deri tek dërgimi i tyre nëpër strehëzat e veçanta, ku ata marrin edhe ndonjë profesion. Sigurisht që midis kësaj morie të madhe OJF ka edhe nga ata që gjithmonë kanë qenë pranë grave në ditë të vështira, por ka edhe nga ato shoqata që janë hapur me qëllimin e vetëm për të përfituar ndonjë projekt dhe nuk dihet nëse në të vërtetë e ofrojnë këtë ndihmë për gartë që kanë nevojë apo jo.
 
SHERRI

Duket se projektet e shoqatave për të mbrojtur gratë e dhunuara merren si një e mirë që u takon me ligj. Ata që duhet t’i mbrojnë gratë e dhunuara në fakt janë përfshirë në një sherr mes tyre. Mbyllja e një projekti të një ndër shoqatat më aktive në Tiranë, për mbrojtjen e të drejtave të grave, ka shërbyer edhe si mollë sherri mes punonjësve të saj. Drejtoresha ekzekutive ka njoftuar mbylljen e projektit dhe shkurtimin e disa vendeve të punës, por njëra nga punonjëset ka reaguar keq, duke thyer çdo gjë që ndodhej në qendër. Aq sa drejtueset e qendrës janë detyruar të denoncojnë në polici dhe dje gjatë gjithë ditës, qendra është ruajtur me policë.

PROCEDURA

Iris Luarasi, drejtuese e "Linjës për Këshillimin e Grave dhe Vajzave” na shpjegon edhe se si funksionon linja e këshillimit, kur një grua merr në telefon dhe kërkon ndihmë. “Gratë e dhunuara fizikisht, psikologjikisht apo edhe ekonomikisht ose vijnë direkt në qendrën tonë, ose marrin në numrin e telefonit që është falas dhe për çdo rast personat që janë në qendrën e këshillimit janë të specializuar për të identifikuar edhe nevojat që ato kanë.

Nëse një grua është në rrezik për jetën ne e rekomandojmë që ajo të largohet nga shtëpia dhe të vijë të strehohet në një nga strehëzat që janë për gratë e dhunuara. Nëse ka nevojë për një shërbim ligjor falas e rekomandojmë te “Nisma ligjore qytetare”, që është një qendër që ofron asistencë ligjore falas për viktimat e dhunës. Problemi në Shqipëri është ndonjëherë gati i pazgjidhshëm, sepse viktima rri në strehëz për një vit dhe gjatë kësaj kohe çdo gjë e ka të paguar aty.

Ajo aty, pasi gjen një punë, të gjitha kursimet i ruan për kohën kur do dalë nga strehëza. Problemi është këtu që shteti nuk ofron strehim falas, si të gjithë vendet e tjera, kur ti je grua e dhunuar. Pastaj asistenca sociale që ofrohet këtu është vetëm 40 mijë lekë të vjetra. Po edhe ato lekë i kanë shumë të vështirë për t’i marrë. Por çfarë mund të bëjë një grua e dhunuar me 4 mijë lekë, të paguajë qira, të mbajë fëmijët, të ushqehet?

E gjitha fillon dhe mbaron nga shteti, nëse shteti nuk do t’ju ofrojë mundësi këtyre grave që të kenë strehim falas dhe të kenë mundësira më të mëdhaja ekonomike dhe t’i ndihmojë të gjejnë punë. Sa do që të marrin ato urdhra mbrojtje, sa do të divorcohen nga burri, vjen një moment që ato janë sërish në dorën e burrit, sepse ato do ushqejnë familjen”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore