Dhuna ndaj grave në Afganistan: 
Më rrahu egërsisht, më preu hundën

Dhuna ndaj grave në Afganistan: <br />Më rrahu egërsisht, më preu hundën
Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një problem në gjithë botën. Por situata më kritike vjen nga Lindja e Mesme, e vende si Afganistani. Historia e fundit është ajo e një 20-vjeçareje. Reza Gul është martuar që 15-vjeç, ndërsa ajo u bë gruaja e dytë e Mohammad Khan.
 
Gjatë këtyre viteve martesë ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj, por rasti më i keq është ai i fundit.
 
Në zemërim e sipër ai mori thikën dhe i preu hundën 20-vjeçares.
 
“Ai më rrahu e më goditi egërsisht. Në një moment nxorri thikën më prehu hundën dhe iku”, ka thënë 20-vjeçarja.
 
Policia ka nisur kërkimet për Mohammad Khan, por ai është futur në një zonë të kontrolluar nga talebanët.
 
Fotot e gruas me hundë të prerë kanë ngjallur zemërim të madh në internet, ndërsa aktivistët kanë kërkuar që të dënohet sulmuesi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve