Dhuna ndaj grave, Shqipëria
miraton konventën e KiE

Dhuna ndaj grave, Shqipëria<br />miraton konventën e KiE
STRASBURG- Shqipëria nënshkroi Konventën e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, dokument ligjor që përcakton një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje të të drejtave të grave.

 Konventa u nënshkrua në Strasburg nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ndërsa nga Këshilli i Evropës dokumenti u firmos nga zv/Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Maud de Boer-Buquiçhio, një aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.

Gjatë takimit me Zv/Sekretaren e Këshillit të Evropës, Maud de Boer-Buquiçhio, Ministri Ksera deklaroi se, Qeveria shqiptare është e angazhuar për t’iu bashkuar vendeve europiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se, Shqipëria po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Punës.

Konventa e Këshillit të Evropës “ për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.

Gjatë bashkëbisedimit me zv/Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Ministri Ksera pohoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioz për të ardhmen. Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit. Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen dhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

Nga ana e saj, Zv. Sekretarja e Këshillit të Evropës, Maud de Boer-Buquiçhio, përshëndeti angazhimin e Qeverisë shqiptare për t’u bërë pjesë e lëvizjeve në mbrojtje të të drejtave të grave dhe përgëzoi Ministrin Ksera, si një aktivist i të drejtave të njeriut, për angazhimin e tij politik për të avancuar çështjen e barazisë gjinore në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Ti inatin e ke më shumë me të tutë’ Gjiknuri përplaset me Mediun: N e kishim të pamundur të negocionim me një trup të unifikuar

‘Ti inatin e ke më shumë me të tutë’ Gjiknuri përplaset me Mediun: N e kishim të pamundur të negocionim me një trup të unifikuar