Dhuna ndaj gruas, qytetarët protestë
përpara Ministrisë së Drejtësisë

Dhuna ndaj gruas, qytetarët protestë<br />përpara Ministrisë së Drejtësisë
Tiranë - Ngjarjet e ditëve të fundit ku tre gra janë vrarë nga burrat e tyre ka bërë që burra, gra dhe përfaqësues të shoqërisë civile të protestojnë sot në mesditë para Ministrisë së Drejtësisë. Ata kanë protestuar ndaj masave të buta që po trajtohen dhunuesit e grave si dhe krimet ndaj tyre të shënuara gjatë ditëve të fundit. Gjatë protestës që u zhvillua pjesëmarrësit lyen veshjet me bojë të kuqe për të simbolizuar gjakun e atyre grave të dhunuara për të cilat nuk është bërë drejtësi.

Ky ishte reagimi i parë i organizuar kundër krimeve të fundit ndaj gruas. Sipas "Manifestit qytetar: Ndalo dhunën ndaj gruas", në thirrjen e tyre publike,  protestuesit i kanë kërkuar drejtësi.

Gresa Hasa një ndër organizatoret dhe ideatoret e kësaj proteste, u shpreh se “Nuk ka rëndësi që nëse kjo protestë bëhet para Ministrisë së Drejtësisë. Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë, para selive të Partive apo para gjykatës.

Ne, Qytetarët e këtij vendi, drejtësinë e kërkojmë nga strukturat të cilat i paguajmë, i zgjedhim dhe nga të cilat presim drejtësi” u shpreh organizatorja. Nën moton "Ndal dhunën ndaj gruas", dhjetëra të rinj, anëtarë të shoqërisë civile, si dhe mbështetës të së njëjtës kauzë, bënë të ditur se protesta që po zhvillohet është kundër dhunës ndaj grave, por edhe kundër mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë në vend.

“Kjo është një protestë, nisma për të cilën është marrë nga studentë e qytetarë të thjeshtë të cilët e kanë të vështirë të jenë të duruar e të heshtur ndaj brutalitetit, vulgaritetit dhe ofendimit që i bëhet vetë jetës në këtë vend. Kjo është një protestë jo vetëm kundër dhunës ndaj grave por gjithashtu kundër sistemit disfunksional të drejtësisë. Kjo është një protestë dashurie” u shpreh Gresa Hasa organizatore e protestës.

Thirrjeve "Ndalo. Ndëshko. Mos justifiko!" u janë bashkuar edhe aktivistët e shoqërisë civile si Sazan Guri, Erion Kristo dhe Altin Hazizaj. Në protestën paqësore para Ministrisë së Drejtësisë nuk kanë munguar meshkujt. "Neni numër 1 i Kushtetutës së Shqipërisë duhet të jetë mos-prekja e grave, nënave e motrave. Kemi detyrimin e madh për të mbrojtur qytetërimin nga këta barbarë"  u shpreh përfaqësuesi i shoqërisë civile Sazan Guri.

Ndërsa Erion Kristo, i cili ishte ndër iniciatorët e parë të kësaj proteste të zhvilluar u shpreh se, "Këtë thirrje e kam për gjykatësit. Ju duhet ta respektoni ligjin. Ju duhet të jepni dënime maksimale. Kjo protestë e dhjetra qytetarëve të përgjegjshëm , është në mbrojtje të jetës. Jeta e shqiptarit po dhunohet nga aksidentet, nga vrasjet, nga krimi në familje.

Protesta paqësore, apo siç u quajt ndryshe nga shoqëria civile, "Manifesti qytetar", ishte reagimi i parë publik pas disa ngjarjeve tronditëse që janë shënuar përgjatë ditëve të fundit në krimin në familje në Shqipëri. Sipas statistikave vetëm këtë gjashtë mujor janë vrarë 11 femra në vendin tonë. 9 prej të cilave nga krimi brenda në familje.

Lajmi u perditesua

Redaksia online

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë

Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë