TIRANË - Pedagogë te Fakultetit te Gjuhëve te Huaj, te Ekonomikut dhe Filologjikut, mbështetur nga studentët, kanë denoncuar dhunën ndaj pedagogut Nonda Varfi. Pa përmendur emra konkrete, drejtuesit e Fakultetit te Gjuhëve te Huaja deklarojnë se sulmi është nxitur nga persona të tjerë brenda Universitetit. Profesorët dhe studentët protestues i kanë bërë thirrje drejtësisë të zbardhe ngjarjen e ndodhur në ambientet e Fakultetit te Gjuhëve të Huaja. Pak ditë më parë, ish-zv/rektori Nonda Varfi u dhunua nga një i ri i cili nuk kishte fituar vendin e pedagogut në Fakultet. Fillimisht pedagogut Varfi i është ofruar një sasi parash dhe pasi i ka refuzuar është dhunuar fizikisht. Mësohet se policia ka marre materialet e kamerave te Fakultetit për te zbardhur ngjarjen.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)










