Dhuna ndaj Timoshenkos, e
bija takon autoritetet gjermane

Dhuna ndaj Timoshenkos, e <br />bija takon autoritetet gjermane
BERLIN - Vajza e ish- kryeministres Ukrainase Julia Timoshenko ka takuar sot Minstren e Drejtësisë të Gjermanisë si një orvatje tjetër për të rritur presionin europian kundër liderit të Ukrainës.

Takimi midis Eugenia Timoshenkos dhe Sabine Leutheusser-Schnarrenberger është zhvilluar privatisht në Berlin, ku qëllimi i bisedës ka qënë çështja e mamasë së saj dhe sundimin e ligjit në Ukrainë, ka deklaruar zënësi i Ministrisë Anders Mertzlufft.

Julia Timoshenko gjendet nën shërbimet mjekësore si pasojë e trajtimit që I është bërë në ambientet e burgut ku ndodhet. Ajo vuan dënimin prej shtatë vjet burgim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Shteti Gjerman është ofruar të japë ndihmën e tij për gjëndjen shëndetsore të Timoshenkos.

Zëdhënësi iqeverisë Gjermane Steffen Seibert ka deklaruar se Angela Merkel nuk kishte mënd të takojë Eugenia Timoshenko por ajo është e interesuar të mbështesë nga afër të gjitha zhvillimet që kanë të bejnë më ish- kryeminstren ukrainase.
Ndërkohë është e ditur se mbështetësit e Timoshënkos thonë se ajo është viktimë e interesave politike.

(fd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni