Dhuna në Dibër,Çupi:Shkak ishte
ndarja e fondeve të qytetarëve/VD

Dhuna në Dibër,Çupi:Shkak ishte<br />ndarja e fondeve të qytetarëve/VD<br /><br>
Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Dhurata Çupi e ka konsideruar të rëndë ngjarjen e pak ditëve më parë në Bashkinë e Dibrës kur pati dhunë fizike në zyrat e kësaj bashkie. Për Çupin shkaku i kësaj dhune është ndarja e benefiteve mes tyre dhe asgjë më shumë. Për Çupin kjo tregon edhe njëherë se si është fituar kjo bashki në zgjedhjet e vitit 2016.

“E drejta thjesht vonon, e drejta e dibranëve doli në shesh, ky është abuzimi më i tmerrshëm që i është bërë votës së qytetarëve në Dibër. Ky është abuzimi më i tmerrshëm që i është bërë administratës lokale por edhe asaj qendrore. Sot kemi një bashki inekzistente në Dibër, ne kemi pushtet lokal që nuk është më për qytetarët. Ne sot kemi një pushtet lokal që është thjesht për të ndarë tepsinë midis atyre që transformuan, blenë dhe shitën votën. Është një abuzim me të drejtën dhe votën e qytetarëve,” deklaroi Çupi.

“Sot ka vajtur një drejtor personeli nga Tepelena, i cili drejton të gjithë politikën e Dibrës sepse titullarët e bashkisë dhe socialistëve nuk kanë autoritetin të përballen me ligjin sepse kanë abuzuar me fondet. 27 vite ka pasur organe drejtuese të Partisë Demokratike në këtë bashki, të gjithë drejtuesit demokrat nuk kanë qenë perfekt por sot ata shëtisin në bulevardin e Dibrës, ulen në stola nuk kanë asnjë problem. Sot situata në Dibër është shumë e rëndë, nuk ka absolutisht asnjë investim, varfëria është ekstreme, rinia e dëshpëruar po lenë fshatrat dhe po ikin jashtë Shqipërisë,” tha deputetja e PD-së.

“Më thoni një investim? Ku janë deputetët e mazhorancës që përfaqësojnë Dibrën? Pse nuk reagojnë? Qytetarët po kërkojnë deputetët e pakicës për të qarë hallet e tyre. Në pushtetin lokal nuk ofrohet asnjë shërbim për publikun, nuk ka punësime, ka shumë probleme sociale, është një abuzim i rëndë me votat e qytetarëve,” u shpreh Çupi. Katër ditë më parë, 30 persona hynë në zyrat e bashkisë së Bulqizës ku dhunuan disa punonjës. Për këtë ngjarje është arrestuar nënkryetari i Bashkisë Ernolt Cani.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin