MAQEDONI- Sot është arrestuar Kire Gjeorgjievski bashkë me babain i tij, pasi akuzohen për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela.
 
Gjeorgjievski dhe babai i tij janë arrestuar pas analizimit të pamjeve filmike të dhunës në Kuvendin e Maqedonisë pak javë më parë.
 
Kire Gjeorgjievski është fiksuar nga kamerat e sigurisë së Parlamentit duke goditur deputetin Sela.
 
Ndërkohë, dje është identifikuar edhe autori i tretë  që tërhoqi zvarrë Ziadin Selën, ai është nga Gostivari, por banon në Shkup.


dy.b/shqiptarja.com