Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka kërkuar ndihmën e prindërve dhe mësuesesëve për të luftuar shfaqjeje e tendencave të dhunshme te fëmijët

Gjatë një takimi me kryetarët e bordeve të prindërve të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës dhe drejtuesit e këtyre shkollave u diskutua për forcimin e bashkëpunimit midis familjes, shkollës dhe policisë me synim rritjen e sigurisë në shkollat e kryeqytetit si dhe krijimin e një klime sa më të shëndetshme për edukimin e fëmijëve në këto institucione arsimore.


Takimi është zhvilluar në formën e një bashkëbisedimi, ku ministri i Brendshëm u është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e bordeve të prindërve.

Ai i ka siguruar të pranishmit në takim për gatishmërinë e plotë që ka MPB dhe Policia e Shteti për të qenë sa më aktivë në bashkërendimin e veprimeve mes trupave pedagogjike, prindërve dhe uniformave blu për të bërë të mundur parandalimin e çdo shfaqjeje të tendencave të dhunshme te fëmijët. 

tahiri
tahiri

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)