Dhuna në veri, serbët
hedhin gaz lotsjellës |
OKB: Rrezikohet shpërthimi i dhunës

Dhuna në veri, serbët <br />hedhin gaz lotsjellës  | <br />OKB: Rrezikohet shpërthimi i dhunës
ZUBIN POTOK- Vazhdojnë përleshjet mes serbëve në veri e forcave të KFOR-it. Nga disa media kosovare raportohet se rreth orës 17:00 protestuesit serbë kanë përdorur gaz lotsjellës kundër KFOR-it.

Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin.

“Protestuesit janë përpjekur të ngrenë një rrugë alternative. Ata zbrazën dy kamionë me zhavorr e dhe, duke përdorur edhe gaz lotsjellës kundër trupave të KFOR-it. Për t'u vetëmbrojtur, ushtarët e KFOR-it përdorën po ashtu gaz lotsjellës. Situata nuk është më e qetë”, tha Martin.

Situata në Jagnjenicë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Mediat informojnë se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, KFOR ka mundur të largojë barrikadën ,por serbët ngritën një të re, 500 metra më larg të vjetrës.

KFOR përmes megafonit, fton qytetarët serbë të largohen nga telat me gjemb duke iu thënë se në rast të kundërt do të përdorë gazin lotsjellës. Këtë kërkesë ushtarët e KFOR -it e bëjnë në çdo 30 minuta e serbët po vazhdojnë të rrinë të njëjtin vend, njoftojnë medie të Beogradit.

Largimi i barrikadës në këtë vendbanim të komunës së Zubin Potokut u pasua me dhunë të protestuesve ndaj ushtarëve të KFOR-it.

 KFOR 25 USHTARE TE PLAGOSUR
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp KFOR informoi se 25 ushtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it kanë marrë lëndime gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut.

Përleshjet vazhduan gjatë gjithë ditës së hënë. Dy prej ushtarëve të KFOR  u plagosën në përleshjet që ndodhen mëngjesin e së hënës, ndërsa 23 të tjerë u plagosën gjatë ditës. 5 prej këtyre ushtarëve kanë marrë plagë më të rënda dhe janë shtruar në spital.

KFOR nuk ka pranuar të japë identitetin dhe kombësinë e ushtarëve të plagosur, ndërsa një zëdhënës ushtarak në Berlin ka thënë se 2 ushtarët e plagosur me armë zjarri janë gjermanë.

Dhjetra serbë i janë drejtuar spitalit në veri për të marrë mjekimin e duhur. Media serbe bën të ditur se janë të paktën 100 serbë lënduar.

KFOR:DHUNES DO I PERGJIGJEMI ME PLUMBA TE VERTETE
“Protestuesit nuk mund të cilësohen aspak si demonstrues paqësorë, por si të dhunshëm dhe kriminalë”, deklaroi dje KFOR nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
Deri më tani, KFOR-i ka përdorur vetëm gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji, por, thuhet në komunikatë, “në situata kërcënuese për jetën sikurse kjo, ushtarët e KFOR-it do të përgjigjen me te gjitha mjetet proporcionale”.

"Ne nuk duam ta vrasim askënd, por po e përsëris edhe një herë, se nëse ushtarët tanë gjenden në situata kur jeta e tyre rrezikohet, ata do të përgjigjen me plumba të vërtetë", tha Uve Novicki, zëdhënës i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR.

Protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut, dje pasdite vonë, kanë përdorur fishekzjarre dhe koktej molotovi kundër trupave të KFOR-it.

Përplasja e djeshme pasuan atë të 24 nëntorit, kur 21 ushtarë të KFOR-it u plagosën pas përpjekjeve për të larguar një barrikadë në veri të Kosovës.

Që pas aksionit për futjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet kosovare e ndërmorën nga mesi i muajit korrik, e deri më tani, në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin disa barrikada rrugore, të vendosura nga serbët si shenjë kundërshtimi për shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare edhe në atë pjesë.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin