Dhuna, Paloka-Ruçit: Në Kuvend
janë vrarë deputetë të opozitës

Dhuna, Paloka-Ruçit: Në Kuvend<br />janë vrarë deputetë të opozitës<br>
Nënkrytari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur sot kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili deklaroi se skenat e të hënës në Parlament nuk kishin ndodhur asnjëherë në këto 27 vite. "Kam 27 vjet deputet në këtë Parlament, kam qenë në rolin e mazhorancës dhe të opozitës. Në asnjë rast s’ka ndodhur që deputetët të përdorin mjete të forta, deri në këpucë, drejt kabinetit qeveritar", tha Ruçi.

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka tha se më parë ka ndodhur që deputetët e opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda ambienteve të Parlamentit. “Gramoz Ruçi paska deklaruar se dhuna e ushtruar te henen ne Parlament, nuk ka precedente ne 27 vjet. Ne keto 27 vjet ka ndodhur qe deputete te opozites jane vrare dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit.  Por si asnjehere ne keto 27 vjet, kriminelet, vrases, trafikante droge dhe prostitutash, u ngriten ne piedestal si anetare te Parlamentit”, tha Paloka.

Numri dy i PD shtoi gjithashtu se Garda u përdor në seancë për të bllokuar foltoren e Kuvendit si asnjëherë më parë, duke i hequr të drejtën e fjalës opozitës. "Si asnjëherë në këto 27 vjet, Garda e Republikës u përdor për të bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshëm opozitës të drejtën e fjalës. Të gjitha këto kanë dhe më shumë se kaq kanë ndodhur sa herë vendi dhe Parlamenti është drejtuar nga partia e Gramoz Ruçit”, tha Paloka.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike