Dhuna psikologjike: fjalët që “mavijosin” shpirtin,  jo lëkurën...

Dhuna psikologjike: fjalët që “mavijosin” shpirtin,  jo lëkurën...

Pjese nga filmi ’Ce ancora domani’

Dje në mbrëmje ndoqa filmin:’Ce ancora domani’, padyshim eventi kinematografik i vitit në Itali.  I nominuar me çmime e rekord shikuesish në kinema e platformama, filmi është një himn për të gjetur guximin te ngrihesh kundër dhunës dhe patriarkatit. Roma e pasluftes, viti 1946, më  mahniti me skenografinë e fotografinë, por filmi më tronditi me skenat e goditjeve fizike dhe të nxirat që fshihte,  Delia kjo  grua e  padukshme, vetsakrifikuese.

E zhvendosur në kontekstin shqiptar të ngjarjeve të fundit  ende duket sikur  kur flitet  për dhunë tek marrëdheniet në cift, ajo lidhet  me agresionin fizik apo sexual. Pothuajse gjithmonë nënvleftesohet dhuna psikologjike. Për shekuj në nivelin ligjor dhe në imagjinatën kolektive dhuna psikologjike konsiderohet “më pak e rëndë” apo “me e lejueshme” se dhuna fizike, duke qenë se ajo nuk shoqërohet domosdoshmerisht me forcën fizike dhe manifestohet me fjalë dhe akte .

Në realitet pasojat e saj mund të jenë po aq shkatërruese për viktimat dhe dëmi mund të jetë po aq i rënde sa ai i dhunës fizike.Sipas një vlerësimi të OBSh  ,35% e grave në të gjithë botën kanë përjetuar një lloj dhune psikologjike. Sot eshte fakt që nga dhuna psikologjike mund të sëmuresh madje edhe mund të vdesësh…

Psikiatri amerikan Herman thotë se” ky lloj keqtrajtimi mund të krahasohet me pasojat psikologjike që shkaktojnë tek viktimat  situata traumatizuese si fatkeqësitë natyrore, luftërat apo rrëmbimet”.

 Si ta njohim? Poshtërime, fjalë fyese, kërcenime , urdhëra me qëllimin për ta friksuar, manipuluar dhe kontrolluar tjetrin. Këto janë karakteristikat e dhunës psikologjike e cila rri gjatë e fshehur dhe nuk kuptohet për një arsye kryesore; Përseritja- dhuna psikologjike ka një cikel i cili e corjenton  viktimën , ajo nuk është kurrë vetëm nje episod. Dhunuesi mund të kërkojë falje, apo të ‘pendohet”, e më pas  duket sikur arrihet një normalitet por  rikthehet përseri  në forma edhe më të rënda.

Disa shembuj konkrete :Je budalla/llaqe ..Nuk kupton kurrë asgjë. Je i/e sëmurë mendore...Si je veshur  kështu..Do ma paguash...Nuk ke për ti parë më fëmijet..Me kë fole/shkrove në telefon? Mos bej tualet...Edhe kontrolli i telefonit është formë e dhunës psikologjike. Gjithashtu psikologët tërheqin vëmendjen për atë që quhet “dënimi me heshtje” tendenca për të ndërprerë cdo lloj komunikimi dhe injorimi i kërkesave për dialog dhe bisedë.

Ndihma/ sa e vështirë të dilet nga kjo situatë .... duke qene se marrëdhenia  hyn në një qerthull me ulje e ngritje viktima bëhet e pafuqishme ndaj abuzuesit dhe i duket se jeton një situatë normale. Ndërkohë me kalimin e kohës  e etiketuar tashmë si (njeri i dobët) rrezikon ti fillojnë të  shfaqen probleme si pagjumësia, ankthi, apo edhe depresioni.Psikologët këshillojnë të kërkohet Ndihmë – e lehtë në teori, e vështirë në realitet për natyrën e mentalitetin tonë. Me prindër që divorci vazhdon ju duket ”kolere” e turp, me nëna që kanë dhënë shembullin e durimit ekstrem, se “burri është burrë e një shuplakë apo një fjalë më tepër nuk është fundi i botës , zëri i dobët që kërkon ndihmë, kthehet në heshje që shurdhon...

Na takon të gjithëve ti hedhim sytë nga njeri tjetri me dhemshuri e empati, mos presim të shohim vetëm të nxira në lëkurë apo funde tragjike. Te mbështetim tjetrin, që zëri të bëhet i fortë e të japim ndihmën e besimin se këto sitauta dilet së bashku. Me shpresën se  per këdo   ‘ce ancora domani” ka akoma një të nesërme ...

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E sakte: 14/05/2024 18:57

    E sakte ,dhuna psikologjike eshte me e tmerrshme se ajo vret ngadal po duke e shkaterruar viktimen deri ne qelize.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion