Dhuna te "Vitrina", dy studentë
të tjerë bëjnë kallzim penal

Dhuna te "Vitrina", dy studentë<br />të tjerë bëjnë kallzim penal
TIRANE- Dy studentë të tjerë që kanë qenë pranë këtij universiteti kanë bërë kallzim penal ndaj 10 truprojeve dhe punonjësve të universitetit publik Vitrina të cilët u arrestuan dje për akuzën se kanë ushtruar dhunë ndaj një studenti të Universitetit dhe ndaj forcave të policisë.

Studentët deklarojnë se në kohë të ndryshme janë rrahur dhe keqtrajtuar nga Lufti Tufa, Besnik Caushi, Artan Zefi, Hamit Leka, Nikolin Pepaj, Mond Gjini, Gjovalin Zefi, Ardian Gordi, Leonard Vlashaj dhe Bashkim Alushi, bën të ditur policia në njoftimin e saj për shtyp.

Të dhjetë të arrestuarit truproje dhe punonjës të universitetit jo publik, të ndodhur në autostradën Tiranë –Durrës në Kashar, u arrestuan dje pasi kundërshtuan me dhunë fizike 5 – oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr.6. Policët kishin vajtur në ndihmë të një studenti të universitetit, Fatjon Ismailgeci, i cili kishte bërë kallzim penal se ishte goditur nga këta shtetas.

DHUNA MBI STUDENTIN E FILMUAR

E gjithë dhuna gjendet e filmuar. Policia deklaron se ka sekuestruar materiale CD, në të cilat janë pasqyruar me filmime veprimet e paligjshme të këtyre shtetasve.
Incidenti nisi fillimisht në ambinetet e Universitetit "Vitrina", e ndodhur në autostradën Tiranë –Durrës në Kashar. Njëri prej rojeve të sigurisë ka debatuar ashpër deri në ushtrim dhune ndaj një student në vitin e parë në degën e shkencave politike. Në "luftën" me fjalë truproja e gjuajti dhe më pas mori përforcime të tjera, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetërin kanë vijuar me grushte deri sa e plasën në tokë. 23 vjeçari Fatjon Ismailgeci, student i dëmtuar mori në telefon policinë. Me të mbërritur në vendngjarje policia nisi të fliste me bodigardët, ku këta të fundit e kanë ofenduar uniformën deri sa arritën të ngrinin dorë dhe ndaj disa prej policëve që ishin në krye të detyrës.

TË ARRESTUARIT

-Edmond Kel Vlashaj, 34 vjec, banues në Tiranë,
-Hamit Bashkim Leka, 30 vjec, banues në Bathore,
-Nikolin Ndue Pepa, 36 vjec, banues në Tiranë
-Leonard Kel Vlashaj, 31 vjec, banues në Lezhë,
-Artan Pal Zefi, 40 vjec, banues në Lezhë,
-Agron Qazim Bacaj, 36 vjec, banues në komuna Dajt,
-Ramazan Hekuran Takaj, 42 vjec, banues në Tiranë,
-Lutfi Ali Tufa, 43 vjec, banues në Tiranë,
-Gjovalin Gegë Zefi, 26 vjec, banues në Shkodër,
-Jetmir Besim Mzhika, 23 vjec, banues në Mamurras Kurbin,
Ata akuzohen pë konsumim të veprës penale të „Kundërshtimit të punonjësit të policisë si dhe „Dëmtime të tjera me dashje“.

POLICIA: PSE U ARRESTUAN
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e Universitetit Jo Publik Vitrina e ndodhur në autostradën Tiranë –Durrës në Kashar, kanë kundërshtuar me dhunë fizike 5 – oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr.6. Këta punonjës police kanë shkuar në ndihmë të studentit të universitetit Vitrina, i cili ka kallëzuar se është goditur nga të arrestuarit, të cilët janë roje dhe punonjës të Universitetit „Vitrina“.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi