Dhuna te "Vitrina", reagojnë
prindërit dhe universiteti

REAGIMI I PRINDËRVE

Prindërit ishin shqetësuar, ata thanë se po i paguanin paratë të gjitha për arsimin e fëmijëve, ndërsa ngrihen truprojat dhe i qëllojnë. "Fëmija është jeta. Ne për këta punojmë dhe sakrifikojmë, i çojmë nëpër shkolla që të marrin dije, ndërsa rojet e sigurisë i qëllojnë me dru. Ku është parë dhe është dëgjuar. Kërkojmë drejtësi nga shteti dhe nga policia duam të merren të gjitha masat e nevojshme"- tha njëri nga prindërit në komisariatin e policies.
Reagimi vjen pasi dhjetw truproje tw universitetit ushtruan dhunw ndaj njw studenti.

REAGON UNIVERSITETI : POLICIA NA DHUNOI PËR CA RRUGEÇËR

Disa orë pas shkaktimit të debatit mes policisë dhe truprojave të Universitetit Vitrina është marrë një deklaratë nga ky Universitet, për të sqaruar të vërtetën sipas pretendimeve të tyre. Regimi sipas tyre ishte indinjues, pasi shkak ka qenë mos komunikimi korrekt mes një studenti dhe një punonjësi të këtij institucioni. Universiteti Vitrina tha se forca të shumta të Policisë së Shtetit, përkatësisht efektiv të rajoneve nr. 6 dhe nr. 3 kanë dhunuar ambjentet universitare, në mënyrën më barbare, vetëm për një bandë rrugecërish dhe jo funksionar në shërbim të publikut. Krejt të kundërtën thanë disa student që dëshmuan në polici për manovrimet që bën ky universitet për ti marrë para në format nga më të ndryshme. Punonjëist e universitetit privat pretendojnë se incidenti është provokuar nga efektivët e policisë, të cilët më pas kanë shoqëruar disa punonjës administrativ dhe të stafit akademik. Por të kundërtën tha policia e komisariatit nr 6, ku fajtorë ngarkoheshin truprojat që dhunonin studentët duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike për blerjen e librave deri në 150 euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi