Dhunë dhe rracizëm në gjyq
Ushtarët grekë ofenduan shqiptarët

Dhunë dhe rracizëm në gjyq<br />Ushtarët grekë ofenduan shqiptarët
GREQI - Gjykata e Pireut ka mbajtur dje seancën gjyqësore ndaj 39 ushtarëve të forcave speciale të zhytësve të Marinës greke, të cilët akuzohen për parrullat rraciste kundra shqiptarëve në 25 mars të vitit 2010.
Toga e forcave speciale të zhytësve të Marinës Ushtarake greke është paditur nga Komiteti i Helsinkit dhe do të përgjigjet për shkelje të nenit 2 të ligjit “Për antiracizmin”.
Jashtë gjykatës së Pireut, u mblodhën ushtarë të forcave speciale, anëtarë të organizatës “Agimi i Artë” dhe organizatave të tjera nacionaliste. Ata ishin aty për të shprehur solidaritetin e tyre me të pandehurit, por hodhën edhe parrulla.

FYERJE DHE DHUNË NË SEANCË
Brenda sallës së gjyqit pati vazhdimisht momente tensioni dhe seanca u ndërpre disa herë. Ndërprerja e parë u bë, kur në seancë u shfaqën video nga parada e 25 marsit 2010. Të pranishmit në sallë filluan të hedhin parrulla të ngjashme me ato që hodhën gati 2 vjet më parë, ushtarakët që sot ndodhen në bankën e të akuzuarve. Seanca u ndërpre, pasi në sallë u krijua tension.
Gjatë dëgjimit të dëshmitarit, avokati mbrojtës i kërkoi gjykatës të arrestojë atë për dëshmi të rreme. Pas një ndërprerjeje të re të seancës, gjyqi rifilloi, por papritmas ndodhi një tjetër episod, kur dikush nga publiku kërcënoi duke kërkuar largimin e dëshmitarit, madje tentoi ta sulmojë atë fizikisht.
Kjo bëri që gjykatësi të shtyjë për të martën seancën e kësaj jave.

THIRRJET RACISTE TË GREKËVE
Gjatë paradës ushtarake të 25 Marsit të vitit 2010, ushtarët e kësaj toge hodhën parrulla raciste, kundër shqiptarëve, turqve dhe maqedonasve.
“Grek lind, kurrë nuk mund të bëhesh” ose “me lëkurën e shqiptarëve do të bëjmë këpucë “, ishin disa nga parullat që brohorisnin njerëzit e forcave speciale gjatë paradës.
Pas padisë së "Komitetit të Helsinkit", seanca e parë ndaj 39 ushtarëve u caktua për në 20 shtator, dhe në ditë u shty sërish.


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Arrestohet lideri i kartelit të drogës ‘Sinaloa’! Bosi meksikan u prangos me djalin e ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet lideri i kartelit të drogës ‘Sinaloa’! Bosi meksikan u prangos me djalin e ‘El Chapo’