Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena' i ngjante më shumë një 'lufte'. 

Në fushën e gjelbër shpërtheu një sherr masiv, teksa arsye ishte sjellja provokuese e një prej futbollistëve të Pogradecit. Fillimisht u përplasën ashpër futbollistët e te dy ekipeve, ndërsa më pas u përfshinë stafet e tyre, por edhe tifozë të cilët zbritën nga tribuna. 

Pas ndërhyrjes së security, por edhe shumë personave të tjerë, situata e qetësua, por sërish mbetet e papranueshme për një ndeshje miqësore.