FIER - Dy persona, të shpallur në kërkim, janë arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohen se për dhunë ndaj të miturve.
Në Fier u ndalua një 21-vjeçar me iniciale M.S. të cilit i ishte caktuar masa e sigurisë, arrest me burg për përdhunimin e një vajze të mitur.
Ndërkohë një 46-vjeçar me iniciale A.M. u ndalua në Mallakastër pasi rezulton i dënuar me 8 muaj burg për keqtrajtimin me të miturit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.