Dy persona, 35 dhe 54 vjeç, janë arrestuar në flagrancë nga policia e Kavajës pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Më saktësisht në prangat e policisë kanë rënë 35-vjeçari Sh.N, pasi në lagjen numër 4 të Kavajës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.
Ndërkohë i arrestuar nga blutë është I.K, 54 vjeç,pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Të dy këta persona do të përballen tani në gjykatë me akuzën 'dhunë në familje'.
Komento