Policia e Pogradecit dhe Korçës ka vënë në pranga 4 persona për vepra të ndryshme penale.
Mbrëmjen e djeshme, pasi u përfshi në një sherr me disa persona përballë një lokali në Pogradec, 24-vjeçari teksa policia po përpiqej ta neutralizonte, i kundërshtoi me dhunë dhe si pasojë e arrestuan.
Policia e Pogradecit, në fshatin Petrushë ka arrestuar një 34-vjeçar D.H pasi përndiqte vazhdimisht një vajzë 20-vjeçare.
Për shkak se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, policia e Korçës ka vënë në pranga 30-vjeçarin M.G.
Policia gjatë patrullimit rutinë, konstatoi se një 22-vjeçar R.L, drejtonte mjetin motor tip "Infinity" pa leje drejtimi dhe si pasoje u arrestua në Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.