Ndeshja e futbollit mes Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdas është shoqëruar me përplasje masive te tifozëve. Për minuta të tëra huliganët e dy ekipeve kanë gjuajtur me sende të forta në drejtim të njëri-tjetrit.

Burime informacioni jo zyrtarë bëjnë me dije për Report Tv se në stadium ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama dhe Presidenti Gaz Demi.

Këta të fundit kanë shkuar për të parë nga afër një lojtar dhe kanë qenë në tribunën Vip.

Në përfundim të konfliktit në prangat e policisë serbe kanë rënë disa prej huliganëve që nisën këtë konflikt.

d.c./shqiptarja.com