Dhunë në familje dhe aksidente, dy të arrestuar në Krujë, procedohen penalisht dy të tjerë

Dhunë në familje dhe aksidente, dy të arrestuar në Krujë, procedohen penalisht dy të tjerë

Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona ndërsa ka proceduar penalisht dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se një 42-vjeçar në Krujë është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa një 26-vjeçar është prangosur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sakaq, një 24-vjeçar në Durrës është proceduar penalisht pasi përplasi një makinë me drejtues L.M., 45 vjeç. Ndërsa dhe një tjetër është proceduar pasi është përplasur me një kamion në Tiranë.

Njoftimi i Policisë
Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, ndaluan 1 shtetas për veprën penale "Dhuna në familje"

J. H., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. H., 30 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan 1 shtetas dhe proceduan 2 te tjerë për veprat penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit".

U arrestua shtetasi A. T., 26 vjeç, banues në lagjen Nr.14, Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga mbrapa mjetin tip "Ford" me drejtuese shtetasen Xh. M., 23 vjeçe.

U procedua  shtetasi M. Sh., 24 vjeç, banues në Shkafane, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me mjetin tip "Soul" me drejtues shtetasin L. M., 45 vjeç.

U procedua shtetësja F. B., 26 vjeç, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip "Nissan" ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin G. M., 60 vjeç,

Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen nën kujdesin mjekësorë.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?