Po bënte pishinë pa leje, mashtrim me TVSH-në, dhunë në familje dhe kundër policëve, 11 të arrestuar në Tiranë

Po bënte pishinë pa leje, mashtrim me TVSH-në, dhunë në familje dhe kundër policëve, 11 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-11 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, 4 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Të arrestuarit janë për vepra të ndryshme penale, mes të cilëve njëri për ndërtimin e një pishine pranë banesës së tij në Ibë dhe dy për krijim të skemave mashtruese lidhur me TVSH-në. 

Njoftimi i plotë i policisë për arrestimet
•  F.Sh., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

• A.Sh., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin e shtetasit B.Sh., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë ndalimin e shtetasit A.Dh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” të shtetasit Sh.S., 44 vjeç, pasi në fshatin Ibë e Poshtme, shtetasi  Sh.S., është konstatuar se ka qënë duke bërë një pishinë në afërsi të banesës së tij të ndërtuar  pa lejen nga organet kompetente. Gjithashtu u referuan materialet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për punonjësit e I.K.M.T-së dhe Policisë Bashkiake, pasi  nuk kanë kryer kontrollin e territorit për regjimin Juridik të tokës dhe të ndërtimeve.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasit S.S., 50 vjeç, pasi , në fshatin Stërmas, ka bllokuar rrugën me mjetin e tij  dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar e goditur punonjësin e policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.D., 51 vjeç, pasi në rrugën “Sali Butka”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.M., 38 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.D., 41 vjeç, me detyrë Inxhinier  Zbatues dhe Drejtus Teknik, pasi në rrugën “Mihal Duri” në një pallat në ndërtim është aksidentuar punëtori shtetasi A.K., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•H.H., 37 vjeç, pasi në rrugën “Koferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese, ka aksidentuar, mjetin me drejtues shtetasin E.T., vetëm me deme materiale, dhe si pasojë e humbjes së kontrollit ka dëmtuar portën e banesës së shtetasit B.Q.

•B.D., 42 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 28/08/2020 17:04

    Arrestohet se po bente pishine pa leje? Po gjobe pa e arrestuar a ka? Jo po ka « qeverri » ketu, ka shtet.

    Përgjigju
  • shteti: 28/08/2020 15:52

    po bente pishine pa leje -arrestohet. hajde shtet hajde . te vrasesh nje njeri apo per vjedhje te miliardave nuk gjehet fajtori. bravo .suksese ne jete shqipe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë