Gjashtë persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë. Policia njofton se në fshatin Tujan ka rënë në pranga shtetasi F. Q, 36 vjeç dhe janë shpallur në kërkim shtetasit B. Q dhe B. Q, pasi, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht e shtetasin G. H.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit F. B, 33 vjeç, për “dhunë në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Z, 40 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M, 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V. D, 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

A. D, 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.