Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë (BASHF) ka reaguar në lidhje me dhunimin në dhomat e zhveshjes së arbitrit anësor Ergys Spahiu nga presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi. BASHF shpreh solidaritetin me trupën e arbitrave dhe dënon ngjarjen, duke thënë se dhuna nuk është zgjidhje. Reagimi vijon duke thënë se këto ngjarje ndikojnë në cilësinë e arbitrimit.
Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve:
Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit dënon me forcë aktet e dhunës ndaj arbitrave të ndeshjes Elbasani–Vllaznia. Asnjë vendim i arbitrit, i drejtë apo i gabuar, nuk mund të justifikojë dhunën, kërcënimet apo presionin ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për trupën e arbitrimit, veçanërisht për asistentin dhe zyrtarët e ndeshjes të përfshirë në këtë incident.
Dhuna nuk është pjesë e futbollit. Presioni nuk është pjesë e arbitrimit. Respekti për arbitrin është respekt për lojën. Ngjarje të tilla ndikojnë në cilësinë e gjykimit, pasi vendosin nën presion trupën e arbitrimit.
Shoqata po punon vazhdimisht për përmirësimin e performancës së arbitrave dhe ngjarje të tilla janë të papranueshme.
Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri integritetin, dinjitetin dhe sigurinë e çdo arbitri shqiptar, në çdo kategori dhe në çdo stadium.
Lajmi kryesor:
Dhunë në Elbasan, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin e ndeshjes! Xhaferi: Na anuluan golat në shtesë, problem sistemi! FSHF: Marrim masa, asnjë tolerancë










