Policia e Durrësit ka lëshuar urdhër mbrojtje ndaj një 50 vjeçari, pasi ai dhunohej nga bashkëshortja e tij 48 vjeçare.
Sipas policisë, nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për B.M. 50 vjeç, banuese në Xhafzotaj, Shijak, pasi bashkëshortja e tij F.M. 48 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Po ashtu, policia e Durrësit ka kapur Olvi Tusha 25 vjeç, pasi në lagjen Nr.11 në Durrës, është kapur në flagrancë duke vjedhur dritaret duralumin të ndërtesës dy katëshe në pronësi të G.P.70 vjeç.
Ndërkohë, në komisariatin e Sukthit është bërë kallëzim për humbjen e një vajze 20 vjeçar, ku babai i saj B.B 47 vjeç ka bërë kallëzim se K.B. 20 është larguar nga banesa.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com