Dhunohen anëtarët e LSI Pukë e
Krujë, LSI: Të shkarkohet Çako
Meta:Kjo që ndodh është normale me Haki Drogën

Dhunohen anëtarët e LSI Pukë e<br />Krujë, LSI: Të shkarkohet Çako<br />Meta:Kjo që ndodh është normale me Haki Drogën
Një prej koordinatorëve të LSI në Fushë Kruje dhe dy drejtuese te LSI në Puke janë përfshirë sot në incidente, që sipas tyre kanë prapavijë politike.

Duke akuzuar Ps në bashkëpunim me policinë Lëvizja Socialiste për Integrim përmes një deklarate të Luan Ramës ka kërkuar shkarkimin e Haki Çakos, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

"Kemi njoftuar Policinë e Shtetit, Prokurorinë, Ministrin e Brendshëm dhe kemi denoncuar targat e mjeteve dhe presim reagimin ligjor të strukturave. Kjo situatë e rënduar e gjen motivin tek thirrjet e Ramës që i bën policisë për të marrë vota dhe jo të zbatojë ligjin .
 
I kërkoj Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit shkarkimin e Haki Çakos, të shefit të Komisariatit të Policisë Pukë, Berat e Fushë Krujë nëse nuk veprojnë është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë duke përfshirë këtu edhe kreun e Rilindjes. 
 
Qytetarët shqiptarë përballë dhunës do jenë të detyruar të ruajnë veten pa kapërcyer kufijtë ligjor, kërkoj distancim të mëtejshëm të strukturave të larta të Rilindjes dhe të mos justifikohen", 
tha Rama.
 
Koordinatori I LSI në Krujë, Blerim Çela është goditur me levë në kokë, ndërsa i është drejtuar pistoleta. Ai ka mbërritur në “Spitalin e Traumës”.  Aty e ka vizituar ish-kreu i LSI Ilir Meta dhe kandidatja e LSI, Nora Malaj.
 
Meta duke u interesuar për rastin ka pohuar se policia e Haki Drogës, nuk ka bërë asgjë për këtë rast, ndërsa Nora Malaj kërkoi zbardhjen e plotë të incidentit.

Meta:Kjo që ndodh është normale me policinë e Haki Drogës
Presidenti i zgjedhur Meta gjatë bashkëbisedimit me Nora Malaj dhe koordinatorin e LSI tha se kjo është normale derisa drejton Haki Çako.

Meta:Ku ta zunë pritën ata të Rilindjes?

Koordinatori i LSI:Te zyrat e LSI

Malaj:Hyri një djalë i armatosur drejtoi armën dhe gjuajti me levë

Meta:Policia e Shtetit, Policia që duam, Policia e Krimit

Malaj:I armatosur burri botës, në mes të ditës, mund të më kishte ndodhur edhe mua

Meta:Normale derisa krimi të ketë Haki Çakon atje, Hakiun e drogës, me qetësi do ta marrin përgjigjen
 
Ndërkohë Puka ka qenë sot një tjetër vatër tensionësh. Kryetarja e LSI-së, Sajmira Laçi, dhe LRI-së në Pukë, Romina Kuçi, kanë bërë një denoncim për ushtrim dhune ndaj tyre.

Kryetarja e LSI Pukë:I dërguari i PS më tha do të të pushkatoj
Në një lidhje për Report TV, Laçi u shpreh se njerëz të Partisë Socialiste kanë zërë pritë me makina dhe i kanë kërcënuar me jetë. Ajo shprehet se ka përjetuar presion psikologjik, ndërsa evidenton se i deleguari i PS i ka thënë se do ta pushkatojë.

"Kam qenë duke u kthyer nga Fierza, nga Fierza deri në komunën Blerim na ka ndjekur një makinë, ka qenë vendosur kryq në rrugë disa furistrada me logon e PS, kanë qenë më shumë se 20 persona. Nuk kanë ushtruar dhunë fizike, por psikologjike, më kanë kërcënuar me jetë. Pal Doçi i deleguari i kryeministrit më ka thënë dy herë ty do të të pushkatoj, i kam thënë pushka top t’u bëftë.
 
Në Fushë-Arrëz jemi ndaluar pa asnjë lloj motivacioni nga policia. Romina është rrëzuar keq, ka kërkuar ambulancën para se të bjerë në tokë pa ndjenja, por policia nuk e mori. Kur u rrëzua e kemi marrë dhe e kemi çuar në spital, gjendja e saj nuk është e mirë",
tha ajo.

Policia Pukë: Kishim informacione për automjete qe qarkullonin me xhama të errësuar dhe ofronin lekë në këmbim të votës 
Policia ka reaguar pas akuzave të kryetares së LSI dhe LRI në Pukë se u dhunuan psikologjikisht nga militantë të PS.
 
Policia deklaron personat që janë denoncuar nga dy gratë, po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat.
  
Deklarata e Policisë Fushë Arrëz, Pukë 
"Nisur nga informacionet që dispononte Komisariati i Policisë Pukë për automjete qe qarkullonin me xhama të errësuar dhe ofronin lekë në këmbim të votës në territorin e Njësisë Administrative Fushë Arrëz, policia lokale ka ushtruar kontrolle për të parandaluar këtë fenomen.
 
Sot në orën 17:10 Patrulla e Përgjithshme në hyrje të qytetit Fushë Arrëz ka ndaluar një automjet tip 'Ford' me xhama të errësuar dhe i është kërkuar drejtuesit te mjetit, dokumentacioni.
 
Ndërkohë dy zonja që udhëtonin në automjet janë prezantuar si anëtare të një subjekti politik dhe kandidate për deputete.
 
Pas prezantimit janë lejuar te vazhdonin lëvizjen. Por dy shtetaset kanë dalë nga automjeti dhe njëra prej tyre ka shfaqur gjendje të fikti.
 
Ajo është dërguar me automjet dhe personat me të cilin udhëtonte në Qendrën Shëndetësore Fushë Arrëz dhe është ne gjendje te mire shëndetësore.
 
Për të sqaruar dhe analizuar veprimet e punonjësve të Policisë në lidhje me ngjarjen është dërguar në Pukë Zv.Drejtori Policisë Shkodër, përfaqësues të Drejtorisë së Standardeve Profesionale nga Drejtoria Përgjithshme Policisë Shtetit dhe SHÇBA.
 
Gjithashtu pak minuta me pare policia lokale ka shoqëruar dhe po merr dëshmitë e disa personave për te cilët shtetaset ne fjale u kane komunikuar drejtuesve te Policisë Shkodër se i kane kërcënuar për motive politike.
 
Për të sqaruar dhe dokumentuar ngjarjen po kryhen të gjitha veprimet hetimore të nevojshme duke bashkëpunuar me Task Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë."




  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset