TIRANË- 5 orë para fillimit të proçesit të votimit, LSI ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, një video ku duket një person i gjakosur.
LSI shkruan në Facebook, se personi i dhunuar është komisioner i saj.
Nga informacionet e para bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Kashar dhe se komisioneri i dhunuar është Ylli Murati, i cili është komisioner i LSI-së në një nga qëndrat e votimit në Kashar.
Policia
Mbi ngjarjen e ndodhur, policia ka bërë shpalljen në kërkim të dy personave.
Më datë 25.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve:
- A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë
- A. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas dyshohet se rreth më datë 25.06.2017 rreth orës 00:30, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, kanë goditur shtetasin, Y. M., 45 vjeç.
Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.
/Shqiptarja.com