Një gardian në Burgun e Drenovës është vënë në pranga nga policia e Pogradecit, i akuzuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 41-vjeçarit Mirjan Korça, banues në Pogradec.

Ai dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 39-vjeçares A.K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtojnë të njëtat burime.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “dhuna në familje”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)