GJIROKASTËR- Një 49-vjeçar me iniciale K.R. ka rënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij.
Duke u mos mjaftuar me këtë veprim kriminal , 49-vjeçari ka ushtruar dhunë dhe ndaj djalit të saj të mitur. Ngjarja ka ndodhur në banesën e autorit në lagjen "Punëtori”.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhuna në familje".
Komento