Një 42-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Në pranga ka rënë 42-vjeçari Gj.P për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. P., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, thotë policia.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komento