Policia e Elbasanit ka arrestuar një 60-vjeçar në Elbasan. Mësohet se N.E., ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij në banesë.
Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se një tjetër me inicialet B.T., është nën hetim nga autoritetet pasi akuzohe për ndërtim pa leje.
Njoftimi i Policisë
Vihet në pranga 1 shtetas,procedohet penalisht 1 tjetër. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin N. E., 60 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale "Dhuna në familje", pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
-Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasin:
B. T., banues në fshatin Buqës, Elbasan, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi , pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.