Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit.
52 vjeçari me iniciale B.P banues në Elbasanit u arrestua në flagrancë nga forcat blu.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. P., 52 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.