Dhunoi bashkëshorten dhe kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan! Iu gjet një automatik në shtëpi

Dhunoi bashkëshorten dhe kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan! Iu gjet një automatik në shtëpi

Foto ilustruese

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Elbasan, i akuzuar se ka dhunuar bashkëshorten dhe ka kërcënuar se do ta vriste atë me armë zjarri.

Në pranga ka rënë Luan Pjetri, i cili u arrestua pas kallëzimit të bashkëshortes. Pas kontrollit në shtëpi, efektivët e policisë gjetën një kallashnikov, me të cilin ai kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste.

44-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën