Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, në pranga 34-vjeçari nga Vlora

Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, në pranga 34-vjeçari nga Vlora

Foto ilustruese

 Vlorë- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve.

Shtetasi i identifikuar si Ardian.Sh., 34 vjeç, banues në Vlorë ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke i shkaktuar dëmtime të shumta 32 vjeçares.

Materialet hetimore për ngjarjen do t'i referohen Prokurorisë për vepren penale ''Dhunë në familje, në prani të fëmijëve.''

Njoftimi i policisë:

 Vlorë

Dhunoi bashkëshorten fizikisht në prani të fëmijëve, arrestohet 34 vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të plan masave të marra për evidentimin dhe parandalimin e ngjarjeve të cilat mund të përshkallëzohen deri me pasoja të rënda, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ardian.Sh., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në lagjen “24 Maji”, në banesë, si dhe në prani të fëmijëve ka ushtruar dhunë fizike duke i shkakëtuar dëmtime bashkëshortes së tij shtetases N.Sh., 32 vjeçe.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës parë Vlorë, për vepren penale ''Dhunë në familje, në prani të fëmijëve'', parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb