Një 19-vjeçar në Sarandë është shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Studenti”. Policia po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Studenti”, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës. Punohet për kapjen e shtetasit E. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Komente










