ELBASAN- Një 26-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka dhunuar dhe ka kërcënuar një person për t’i marrë 3 mijë euro.
Policia e Elbasanit ka sekuestruar automjeti që përdorte 26-vjeçari dhe dy aparate celulare.
Sekuestrohet automjeti që përdorte i riu dhe 2 aparate celulare.
Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u ndalua, 26 vjeçari, banues në Prrenjas, ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.12.2022, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.