LUSHNJE- Një 44-vjeçar me iniciale B.B. ra në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.
Mbi 44-vjeçarin rëndon vepra penale "Dhuna në familje".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin B. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur", njofton Policia.
Komento