Dhunoi dy fëmijët e mitur dhe gruan, pranga 52-vjeçarit në Durrës! Dy të tjerë arrestohen për falsifikim dokumentesh dhe aksident rrugor

Dhunoi dy fëmijët e mitur dhe gruan, pranga 52-vjeçarit në Durrës! Dy të tjerë arrestohen për falsifikim dokumentesh dhe aksident rrugor

Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. 52-vjeçari me inicialet G.S., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur, përkatësisht 13 dhe 15 vjeç.

Një 37-vjeçar, banues në Turqi, është arrestuar për falsifikim dokumentesh në Portin e Durrësit. Ky person me inicialet Z.I., ka tentuar të kalojë kufirin me me pasaportë dhe kartë identitetit Bullgare të dyshuara si të falsifikuara.

Sakaq, një 19-vjeçar është arrestuar pasi duke drejtuar mjetin ka përplasur një këmbësor 29-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa një 42-vjeçar banues në Laç, është proceduar penalisht nga policia pasi u kap në oborrin e një banese në Krujë, ku dyshohet se ishte futur për të vjedhur.

Njoftimi i Policisë
Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan për veprën penale "Dhuna në familje" shtetasin:

G. S., 52 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht  për veprën penale "Vjedhja" shtetasin E. N., 42 vjeç, banues në Laç, pasi është kapur në oborrin e shtetasit R. C., i cili dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Falsifikimi i  dokumentave", "Falsifikimi i Letërnjoftimeve i Pasaportave ose Vizave" shtetasin Z. I., 37 vjeç, banues në Turqi. Ky shtetas  ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë dhe kartë identitetit Bullgare të dyshuara si të fallsifikuara nga Pika Kufirare e Kufirit të Portit Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan për "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë" E. L., 19 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, pasi në lagjen Nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin këmbësor S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë