Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. 35-vjeçari është identifikuar me inicialet R.M.
Policia bën me dije se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa shtetasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes 30-vjeçare e identifikuar me inicialet, N. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ku 35-vjeçari akuzohet për veprën penale ‘Dhuna në familje’.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Fier. Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen N. M., 30 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale Dhuna në familje”, shkruhet në njoftimin e Policisë.