Një shtetas nga Berati është arrestuar pasi akuzohet për ushtrim dhune në familje. Shtetasi me iniciale F.A. 41 vjeç, akuzohet se ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme nënën e tij, si psikologjikisht dhe fizikisht.

Arrestimi i tij u bë në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale "Dhuna në familje".