Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e dhunës ndaj të moshuarës Pina Qano, më 18 shtator në fshatin Palokastër. Policia ka arrestuar 66-vjeçarin K.XH., si autori i dhunës ndaj 75-vjeçares, që ishte fqinje e tij.
Po si ndodhi ngjarja? E moshuar është dhunuar barbarisht gjatë orëve të vona të mbrëmjes të 18 shtator në fshatin Palokastër të Gjirokastër. Në dëshminë e saj nga shtrati i spitalit 75-vjeçarja ka treguar ngjarjen e rëndë duke treguar të nxirat në kokë e trup. E moshuara tha se nuk e di pse u sulmua pasi ajo nuk ka hasmëri.
"Më kanë rrahur. I dhashë vajzës ilaçet dhe telefonit dhe u shtriva, kur u shtriva pash që u hap dera dhe thashë që më doli vajza, por e pashë vajzën te vendi. Pastaj u hap dera prapë dhe më qëlloi. Më qëllonte me forcë të madhe, bau bau sa u mbush shtëpia gjak. I thashë ik se më vrare, ç'të kam bërë, nuk kam gjë që të të jap. Filloi me shqelma. E pashë që rrobat i kishte të ashpra, më qëlloi, thirra fqinjin, i thashë hajde se më vranë. Vajza flinte gjumë. Unë nuk kam hasmëri, vetëm burrin që më kanë vrarë para 3 tjetër. Kanë para dhe kanë mbyllur si çështje. Mirë që s'më therën me thikë", tha e moshuara.