Një 22 vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për vjedhjen e dy lokaleve në qytet. Policia e Korçës ka njoftuar se i riu ka vjedhur dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti.
Uniformat blu bëjnë me dije se 22 vjeçari gjithashtu akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.
Komento